TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Nëntor 2025, 17:09

Liverpool-i fiton pa Salah, ‘TheReds’ mundin West Ham-in në transferët dhe lënë pas humbjen ndaj PSV-së!

Shkruar nga Pamfleti

Liverpool-i fiton pa Salah, ‘TheReds’ mundin West Ham-in në

Liverpoli është rikthyer te fitorja në kampionat, pas rrëmujës që shkaktoi humbja përballë PSV-së në Champions League. ‘The Reds’, arritë një fitore të vuajtur me rezultatin 0-2 në transferët përballë West Ham-it, që po përpiqet të largohet nga zona e rrezikshme.

Pjesën e parë të dyja skuadrat ishin të kujdeshme dhe u munduan që të mos linin hapësira. Kjo bëri që 45-minutëshi i  parë të mbyllej me rezultatin 0-0.

Me nisjen e pjesës së dytë, Liverpooli do të ishte më kërkues dhe do ta gjente golin e avantazhit në minutën 60’-të me anë të Isak, që vulosi shifrat 0-1.

Ky gol do të zgjonte ‘Hammers’-at, të cilët e vunë në vështirësi Liverpoolin deri në minutat e fundit. Gjërat do të bëheshin më të lehta për djemtë e Slot në minutën e 84’-të, pasi Paqueta do të merrte kartonin e dytë të verdhë dhe do ta linte skuadrën me 10 lojtarë në minutat e fundit.

Pavarësisht inferioritetit numerik, West Ham-i provoi gjithçka në sulm për të gjetur golin e barazimit, por kjo do t’iu kushtonte shumë, pasi një kundërsulm i ‘The Reds’ në minutën e 90+2’ do të shfrytëzohej nga Gakpo i cili dyfishoi shifrat.

Me këtë rezultat Liverpooli u ngjit në vendin e 8-të me 21-pikë, ndërsa West Ham mbetet në venin e 17-të me vetëm 11-pikë.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshja ra në sy zgjedhja e Arnie Slot për të mos aktivizuar fare Salah. Mbase ky një tregues se egjiptjani mund të jetë ai që ka krijuar një ‘kryengritje’ brenda dhomës së zhveshjes.

Liverpool-i fiton pa Salah, ‘TheReds’ mundin West Ham-in në

Lini një Përgjigje