TAGS-AT E JAVËS

Sport30 Nëntor 2025, 11:23

Flamengo hyn në histori, mposht Palmeirasin dhe fiton Kupën Libertadores

Shkruar nga Pamfleti

Flamengo hyn në histori, mposht Palmeirasin dhe fiton Kupën

Flamengo shkruan një tjetër faqe të historisë së futbollit amerikano-latin. Klubi i Rio De Janeiros fitoi Kupën Libertadores për herë të katërt në historinë e tij pasi mundi në një finale të gjithën braziliane, Palmeirasin me rezultatin 1-0, një ndeshje që u luajt në Stadio Monumental të Limës në Peru.

Me këtë sukses, Flamengo bëhet i pari klub brazilian që fiton 4 herë Kupën Libertadores, që është ekuivalentja e Ligës së Kampioneve në Evropë. Ai që vendosi fatin e kësaj finaleje, ishte një njohje e vjetër e Juventusit, Danilo që shënoi golin e fitores për Flamengon në minutën 67.

Mbrojtësi, me një gjuajtje  me kokë në zonë pas një goditje këndi, dërgoi topin në rrjetë duke i dhuruar fitoren skuadrës së tij. Për më tepër vetë Danilo me këtë trofe vendos një rekord pasi bëhet i pari futbollist që ka fituar 2 Liga Kampionesh( 2016 dhe 2017 me Realin e Madridit) dhe 2 Kupa Libertadores(2011 me Santos dhe 2025 me Flamengo).

Lini një Përgjigje