TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2025, 20:53

Liga e Konferencës/ Paraqitje dinjitoze e Dritës në Finlandë, Shkëndija mposhtet në sfidën historike në Madrid

Shkruar nga Pamfleti

Liga e Konferencës/ Paraqitje dinjitoze e Dritës në

Kampionia e Kosovës, Drita, ka regjistruar një paraqitje dinjitoze, në ndeshjen e parë të turit të Ligës së Konferencës kundër skuadrës finlandeze KuPS, duke barazuar 1-1 falë një goli  të Albert Dabiqajt. 

Takimi ishte i luftuar dhe me ritëm të lartë, ku finlandezët kaluan të parët në epërsi në minutën e 74, duke vënë nën presion skuadrën gjilanase. Megjithatë, djemtë e Zekerija Ramadanit nuk u dorëzuan dhe vazhduan të kërkonin me ngulm rrugën drejt golit.

Heroi i mbrëmjes u bë Albert Dabiqaj, i cili në minutën e 80 shënoi me kokë pas një aksioni të ndërtuar bukur nga krahu, duke shpërthyer entuziazmin e tifozëve gjilanas të pranishëm në Finaldë. Ky gol i dha gjallëri skuadrës së Dritës, e cila me pak kujdes mund të kishte marrë edhe 3 pikët.

Drita do të rikthehet në shtëpi, ku do të përballet me qipriotët e Omonoia Nikosias. Ndeshja në Kosovë premton atmosferë të zjarrtë, pasi gjilanasit kërkojnë të shfrytëzojnë terrenin vendas dhe mbështetjen e tifozëve për të bërë hapin e madh drejt vazhdimit të garës europiane.

Ndërkohë, Shkëndija e Tetovës ka provuar për herë të parë emocionet e një ndeshje në grupet e Europës. Tetovarët u mposhtën në Madrid nga Rajo Vajekano me rezultatin 2-0.

Ndeshja ishte e vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës. Rajo e vendosi takimin me dy gola njëri pas tjetrit.

Lopez dhe Perez shënuan respektivisht në minutat 28 dhe 32, pas dy aksioneve model. Kështu nis ky rrugëtim për Shkëndijën, që ka një rrugë të gjatë përpara.

drita shkëndija e tetovës kups rajo vajekano liga e konferencës

Lini një Përgjigje