
Sulmuesi shqiptar, Arbër Hoxha, është zgjedhur lojtari më i mirë i muajit në kampionatin kroat, sipas gazetës së njohur kroate “index.hr”.
Hoxha shkëlqeu muajin e kaluar duke kontribuar me dy gola dhe një asist në ndeshjet ndaj Hajdukut të Splitit dhe Slaven Belupos, duke lënë përshtypje të fortë te tifozët dhe ekspertët e futbollit kroat.
Si pasojë, ai mori 102 vota nga lexuesit, duke lënë pas emra të njohur si Naim Omeroviç (Osijek) dhe Iuri Tavares (Varazdin).
Gjithashtu, Hoxha ishte në garë edhe për çmimin “Goli më i mirë i muajit”, ku arriti 58 vota, por këtë trofe e fitoi bashkëlojtari i tij, Monsef Bakrar, me 100 vota.
Sulmuesi do të luajë titullar në përballjen e sotme ndaj Makabit të Tel Avivit, para se t’i bashkohet Kombëtares së Shqipërisë për ndeshjen e rëndësishme kundër Serbisë.
Lini një Përgjigje