
Një lajm i bujshëm ka qarkulluar në Turqi këtë fundjavë. Sipas asaj që raportohet nga “Sabah”, Zinedin Zidan pritet të jetë trajneri i ri i Fenerbahçes.
Madje thuhet se palët kanë arritur akordin mes tyre dhe mungon vetëm firma në kontratë. Pak ditë më parë, klubi nga Stambolli shkarkoi Zhoze Murinjon dhe në stol pritet të ulë një tjetër emër të madh.
Zidan ka qenë pushim sa i përket trajningut që nga viti 2021, kur u largua nga drejtimi i Realit të Madridit. Francezi njihet për sukseset e mëdha me “Los Blancos”, ku si trajner fitoi tre herë Ligën e Kampioneve dhe dy herë titullin kampion në Spanjë.
Nëse lajmi rezulton i vërtetë, Fenerbahçe do të bënte një nga lëvizjet më të bujshme të futbollit turk në vitet e fundit.
???? FENERBAHÇE'DE ZIDANE BOMBASI!
— Sabah Spor (@sabahspor) September 6, 2025
Yaptığı transferle kadro değerini zirveye taşıyan yönetim, Zinedine Zidane ile ön anlaşma sağladı.
Maaş ve sözleşme detayları üzerinde görüşmeler tamamlandığında 53 yaşındaki teknik adam, Türkiye'ye gelecek.
???? Uğur Çem / Sabah Spor ÖZEL pic.twitter.com/ttpkM3HEWU
Lini një Përgjigje