TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2025, 16:25

Kupa e Shqipërisë përcakton shortin e 1/8, Tirana “shtanget“ nga kundërshtari; ekipet e tjera të Superligës favorite

Shkruar nga Pamfleti

Kupa e Shqipërisë përcakton shortin e 1/8, Tirana

Kupa e Shqipërisë ka mbyllur sot turin e dytë të saj dhe ka përcaktuar tablonë për turin 1/8 të turneut, aty ku në garë janë të gjitha skuadrat e Superiores.

Sipas skemës së paracaktuar duke marrë për bazë renditjen e sezonit të kaluar, janë ndarë çiftet dhe do të ketë përballje të zjarrta. Dy më të spikaturat janë padyshim ato mes skuadrave të Superiores, Teuta-Vora dhe Elbasani-Flamurtari.

Por shumë interesante janë edhe ndeshjet e tjera me ekipet e Kategorisë së Parë që do të provojnë të bëjnë surprizën, edhe pse janë të penalizuara nga zhvillimi i ndeshjeve në fushën kundërshtare.

Turi 1/8

Tirana – Skënderbeu

Teuta – Vora

Dinamo – Besa

Vllaznia – Pogradeci

Bylis – Laçi

Elbasani – Flamurtari

Partizani – Burreli

Egnatia – Apolonia

kupa e shqipërisë tirana teuta partizani

Lini një Përgjigje