
Janë mbyllur 13 ndeshjet e ditës së sotme të fazës së 1/32-ave të Kupës së Shqipërisë. Në gjitha sfidat e sotme janë shënuar plot 58 gola.
Në Vlorë, Flamurtari mori fitoren e parë sezonale, duke mposhtur 5-0 Naftëtarin. Golat për vendasit u shënuan nga Ememe, Murataj, Oshafi, Ramani dhe Bangali.
Me pesë gola fitoi edhe Besa, që mposhti Shkumbinin. Iliria kaloi Luzin, ndërsa Vora e Superligës përmbysi 6-2 Maliqin. Një biletë për më tej e morën edhe klube si Pogradeci, Lushnja, Apolonia apo Luftëtari.
Në Korçë, Skënderbeu dhe Basania barazuan 2-2 në kohën e rregullt, me ndeshjen që shkoi në shtesë dhe vendasit fituan 5-2. Edhe Kukësi me Tërbunin e mbyllën kohën e rregullt në barazim 1-1, duke iu drejtuar shtesave. Kukësi në fund fitoi 3-1.

Lini një Përgjigje