Holanda, Brazili dhe Kanadaja humbasin lojtarë të rëndësishëm, ndërsa disa përfaqësuese të tjera përballen me mungesa të ndjeshme për shkak të lëndimeve…
Vetëm pak ditë para fillimit të Kampionatit Botëror, disa kombëtare janë detyruar të ndryshojnë planet për shkak të dëmtimeve të lojtarëve kyç.
Holanda do të udhëtojë drejt Amerikës së Veriut pa mbrojtësin Jurrien Timber. Futbollisti i Arsenalit nuk arriti të rikuperohet në kohë nga një dëmtim në ijë. Trajneri Ronald Koeman vendosi të thërrasë në vend të tij Lutsharel Geertruida, bashkëlojtar i Granit Xhakës te Sunderlandi.
Edhe Kanadaja ka pësuar një goditje të rëndësishme në mbrojtje. Moise Bombito, një nga shtyllat e repartit defensiv, nuk do të jetë i gatshëm për turneun.
Brazili humbi mbrojtësin e djathtë Wesley, i cili pësoi një dëmtim në kofshë gjatë ndeshjes miqësore kundër Egjiptit. Përzgjedhësi Carlo Ancelotti thirri mesfushorin Ederson për ta zëvendësuar.
Lista e mungesave për shkak dëmtimesh përfshin gjithashtu Christoph Baumgartnerin (Austria), Rodrygon dhe Eder Militaon (Brazili), Serge Gnabryn dhe Lennart Karlin (Gjermania), Hugo Ekitiken (Franca) si dhe Xavi Simonsin (Holanda).
Mos more se u dhjeme ne breke nga halli. Fshati digje e kurva plake krihej.