
Janë luajtur sot disa nga ndeshjet për kualifikueset për zonën e Europës për Kupën e Botës 2026. Në grupin J, Maqedonia e Veriut fitoi në transfertë 0-3 ndaj Lihtenshtejnit. Golat u shënuan nga Trajkovski 7′, Musliu 42′ dhe Miovski 84′. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Uellsi fitoi 3-1 ndaj Kazakistani. Golat për vendasit u shënuan nga Daniel Xhejms dhe Ben Devis, për miqtë barazoi përkohësisht Tagibergen nga pika e bardhë e penalltisë.
Në grupin I, Norvegjia fitoi në transfertë 0-5 ndaj Moldavisë. Golat për skandinavët u shënuan nga Rajerson, Haland, Asgard, Shorloth dhe Donum. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Izraeli fitoi 2-1 ndaj Estonisë.
Në grupin L, Mali i Zi fitoi ndaj Gjibraltarit, ndërsa Republika Çeke fitoi me shumë vuajtje në minutat e fundit 2-1 ndaj Ishujve Faroe.
Lini një Përgjigje