TAGS-AT E JAVËS

Sport22 Mars 2025, 22:13

Fanela e Anglisë i çuditi të gjithë në sfidën me Shqipërinë, misteri zbulohet pas ndeshjes

Shkruar nga Pamfleti

Fanela e Anglisë i çuditi të gjithë në sfidën me

Anglia e ka nisur rrugëtimin e saj në kualifikueset e Botërorit 2026 me në fitore 2-0 ndaj Shqipërisë dhe me fanelën… e gabuar.

“Tre luanët” janë paraqitur në fushën e lojës me modelin e ri të “Nike” për këtë edicion, por me një ndryshim të dukshëm në krahasim me modelin që ishte prezantuar para fillimit të eliminatoreve.

Ndryshimi ishte se numri që mbanin lojtarët në pjesën e përparme, nuk ishte në qendër, por në krah të djathtë, poshtë logos së “Nike”. Shumëkush mendoi se kishte një ndryshim të dizajnit të fanelës, pasi të gjithë lojtarët përdorën këtë model gjatë ndeshjes kundër kuqezinjve.

Fanela e Anglisë i çuditi të gjithë në sfidën me

Por e vërteta është zbuluar pas ndeshjes nga përgjegjësi i bazës materiale për “tre luanët”, Pat Frost. Nëpërmjet rrjeteve sociale, ai ka bërë të ditur se ky ishte thjesht një gabim që kishte lindur prej tij.

Fanela e Anglisë i çuditi të gjithë në sfidën me

E stampova fanelën e parë dhe e vendosa numrin në vendin e gabuar, ndaj pastaj m’u desh t’i bëja të gjitha në të njëjtin vend. Nga e hëna, numrat përsëri në vendin e zakonshëm”, shkroi ai në rrjetet sociale, duke bërë të qartë se kishte qenë gabimi i tij që kishte sjellë këtë dizajn të papritur.

Fanela e Anglisë i çuditi të gjithë në sfidën me

anglia fanelat e "3 luanëve" kualifikueset e botërorit

Lini një Përgjigje