TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Nëntor 2025, 07:10

Kualifikimi në "playoff", Armando Broja prish festën kuqezi (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Kualifikimi në "playoff", Armando Broja prish festën kuqezi
Armando Broja prish festën kuqezi

Kombëtarja u kualifikua sot në "playoff"-in e Botërorit për herë të parë në histori.

Fitorja në Andorrë u festua nga të gjithë pjesëtarët e stafit kuqezi dhe lojtarët, përveç Armando Brojës.

Lojtarët shkuan poshtë tribunës së tifozëve shqiptarë që kishin udhëtuar për të parë ndeshjen, por Broja ishte dukshëm i trishtuar për paraqitjen e tij dhe u shfaq gati i përlotur, ndërsa të tjerët festonin.

Ishte Elseid Hysaj ai që shkoi ta merrte sulmuesin e Burnley dhe ta bashkonte me shokët e ekipit.

Broja, i cili nuk la gjurmë, u zëvendësua në minutën e 59 të ndeshjes me Uzunin, kur sfida ishte e bllokuar ende në shifrat 0-0.



 

armando broja prish festën kuqezi

Lini një Përgjigje