TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Shtator 2025, 15:16

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit në Malaga, nesër vijon përgatitjet në Shtëpinë e Futbollit për ndeshjen me Letoninë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e fundit në Malaga, nesër

Kombëtarja shqiptare e futbollit zhvilloi mëngjesin e sotëm një seancë stërvitore në Malaga, kjo pas ndeshjes miqësore ndaj Gjibraltarit, të fituar 0-1 me gol të Jasir Asanit nga penalltia në minutën e 69.

Lojtarët e aktivizuar gjatë ndeshjes së mbrëmshme u fokusuan te rikuperimi dhe disa ushtrime të lehta, ndërsa lojtarët pa minutazh në ndeshje realizuan stërvitje të plotë. Pasditen e sotme ekipi do të udhëtojë drejt Tiranës ku do të vijojë përgatitjet për ndeshjen kualifikuese të kampionatit botëror ndaj Letonisë.

Sfida e 9 shtatorit luhet në "Air Albania" duke nisur nga ora 20:45 dhe është ndër më të rëndësishmet në Grupin K kualifikues të Kupës së Botës, me tanët që duan të mbajnë gjallë shpresat për 'ëndrrën amerikane'.

Me pesë pikë pas katër ndeshjeve të luajtura (gjysmat), Shqipëria renditet në vendin e dytë të Grupit K, por ka një ndeshje më shumë se Anglia kryesuese (9 pikë) dhe dy më shumë se Serbia e vendit të tretë (4 pikë). Letonia me katër pikë pas tre ndeshjeve renditet në vendin e katërt, ndërsa Andorra me zero pikë pas katër ndeshjeve mbyll renditjen.

 

kombëtarja shqiptare ndeshja me letoninë

Lini një Përgjigje