TAGS-AT E JAVËS

Sport 5 Korrik 2024, 15:21

Kërkon më shumë minuta në fushë, gardiani i portës kuqezi huazohet tek ekipi tjetër gjerman

Shkruar nga Pamfleti

Kërkon më shumë minuta në fushë, gardiani i portës

Simon Simoni është zyrtarisht futbollisti i ri i Injolshtad. Është vetë klubi që konfirmon lajmin e qarkulluar më parë, teksa njofton në faqen zyrtare afrimin e talentit shqiptar në formë huazimi nga Frankfurti.

Ky vendim i Frankfurtit vjen pasi drejtuesit besojnë shumë në cilësitë e gardianit shqiptar dhe huazimi shihet si hapi i duhur për zhvillimin dhe adaptimin e tij perfekt me futbollin profesionist gjerman.

19-vjeçari do të bashkohet me ekipin e ri që militon në Bundesliga 3 dhe do të ketë minutat e garantuara ku do të fitojë formën ideale për sezonin e ardhshëm si një alternativë potenciale për portën e Frankfurtit.

Lajm fantastik gjithashtu edhe për Silvinjon e Kombëtaren shqiptare që e shohin Simonin si portierin që do të mbrojë kuadratin kuqezi për dekadën e ardhshme. Simoni, madje, ishte pjesë e Shqipërisë në "EURO 2024" edhe pse nuk ia doli të bëhej pjesë e listës zyrtare.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC Ingolstadt 04 Offiziell (@dieschanzer)

simon simoni portieri i kombëtares shqiptare injolshtad

Lini një Përgjigje