
Fabio Kapelo mendon se Pep Guardiola është fajtori kryesor për rënien e interesit të njerëzve për futbollin. Italiani, madje, e ka kritikuar hapur teknikun e Mançester Sitit.
“A e dini se çfarë nuk më pëlqen tek Guardiola? Arroganca e tij. Vetëm vitin kur fitoi Champions League, ai nuk provoi diçka qesharake në ndeshje vendimtare.
Ndërkohë, me Bajernin dhe Sitin, në ndeshjet kyçe, ai gjithmonë dëshironte të ishte protagonisti absolut, për të treguar se nuk janë lojtarët ata që fitojnë, por ai.
Kjo arrogancë i ka kushtuar atij disa trofe të Champions League. Ai i ka bërë shumë dëm futbollit, sepse të gjithë kaluan 10 vite duke u përpjekur ta kopjojnë.
Mua më duket se kjo katastrofë ka bërë që shumë njerëz të ikin nga futbolli. Njerëzit tani po shohin vetëm golat pas ndeshjes, sepse askush nuk dëshiron të shohë pasime horizontale”.
Lini një Përgjigje