
Finalja e Ligës së Europës për edicionin 2024-2025, do të jetë tërësisht angleze. Mançester Junajtid dhe Totenhem kanë prerë biletën për ndeshjen e fundit të këtij turneu, ku në lojë është trofeu, por edhe pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve në edicionin e ardhshëm.
Të dyja skuadrat janë në pjesën e poshtme të klasifikimit në kampionatin anglez dhe kanë kaluar një sezon të tmerrshëm në aktivitetet kombëtare. Por në Europë ka qenë një histori tjetër dhe sot kanë prerë biletën për një finale që mund të sjellë lavdi në këtë edicion për ta.
Mançester Junajtid mundi me shifrat 4-1 me përmbysje Ateltik Bilbaon, pasi kishte mposhtur këta të fundit me rezultatin 3-0 edhe në ndeshjen e parë, miqtë gjetën të parët avantazhin, por katër golat me Maunt (2), Kasemiro e Hojlund në minutat e fundit ndryshuan plotësisht situatën.
Ndërsa Totenhemi mundi edhe në transfertë norvegjezët e Bodo/Glimt, falë golave të Solanke dhe Porro, të cilët i siguruan finalen skuadrës së Ante Postecoglu.
Finalja Mançester Junajtid-Totenhem do të luhet më 21 maj në “San Mames” të Bilbaos.
Lini një Përgjigje