
Në Kupën e Botës 1994, Kolumbia hyri si një nga befasitë e mundshme me një gjeneratë të artë. Në ndeshjen vendimtare të fazës së grupeve kundër SHBA-së, mbrojtësi Andres Eskobar u përpoq të ndalte një krosim, por pa dashje e devijoi topin në rrjetën e vet.
SHBA fitoi 2-1 dhe Kolumbia u eliminua nga Kupa e Botës, një goditje e rëndë për një komb që tashmë ishte nën presion të madh nga dhuna, politika dhe kartelet e drogës.
Vetëm 10 ditë më vonë, më 2 korrik 1994, Eskobar ishte me miqtë e tij në Medelin. Pasi u ndanë me njëri-tjetrin, ai mbeti vetëm në një parking, ku u përball me disa burra që e tallën për autogolin që shkaktoi. Njëri prej tyre nxori armën dhe e qëlloi gjashtë herë, duke bërtitur “Goooool” pas çdo të shtëne me armë.
Ishte vetëm 27 vjeç…
Pas ndeshjes, Eskobar kishte shkruar: “Jeta nuk përfundon këtu.” Por, për të, përfundoi. Vdekja e tij u bë simbol i asaj se sa thellë kishte rënë futbolli në duart e forcave më të errëta të Kolumbisë.
Lini një Përgjigje