
Shqipëria në Europian. I duhej një pikë, dhe në Kishinau ndaj Moldavisë, dhe kështu ndodhi, falë barazimit me rezultatin 1-1 kuqezinjtë siguruan matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian. Kuqezinjtë rezervojnë kështu vendin e tyre në mesin e kombëtareve pjesëmarrëse në Gjermani verën e vitit 2024.
Miliona shqiptarë nga anë e mbanë botës, festuan këtë kualifikim, teksa nuk mund të mungonte edhe Armando Broja, i cili menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ka postuar një “Story”, ku shkruhej “Jemi në EURO 2024”.
Armando Broja ka luajtur 17 ndeshje për përfaqësuesen tonë, ku ka shënuar edhe katër gola. Më parë, lojtari ka luajtur për të rinjtë. Pritshmëritë janë të mëdha për të, teksa shpresohet se do mund të kontribuojë në Europian.

Lini një Përgjigje