
Jasir Asani është në një situatë të vështirë momentalisht.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare duhet të vendosë për të ardhmen, nëse do të qendrojë në Korenë e Jugut me Guangju, apo të nisë një aventurë të re në Iran me ekipin e Esteghlal.

Ndërkohë që tifozët e ekipit iranianë kanë nisur të “festojnë”. Ata i janë “vërsulur” dhe kanë “pushtuar” Instagramin e “mëngjarashit” nga Shkupi. Tifozët iranianë i kërkojnë Asanit që të transferohet tek ekipi i tyre, madje edhe në gjuhën shqipe.

Tashmë, mbetet të shihet se cila do të jetë e ardhmja e 30-vjeçarit, i cili në kualifikueset e “EURO 2024”, u kthye në idhull për të gjithë shqiptarët me supergolat e tij.

Lini një Përgjigje