TAGS-AT E JAVËS

Sport 1 Korrik 2025, 22:23

Jasir Asani përfshihet në formacionin e javës, sulmuesi kuqezi protagonist me gol dhe asist në Kore

Shkruar nga Pamfleti
Jasir Asani përfshihet në formacionin e javës, sulmuesi kuqezi

Jasir Asani është bërë pjesë e formacionit më të mirë të javës në K-League, në Korenë e Jugut.

Sulmuesi i kombëtares bëri një paraqitje mjaft të mirë, teksa ia doli që të realizojë një gol. Asani, gjithashtu, dhuroi edhe një asist.

Për 30-vjeçarin ky është viti i 3-të te Gwangju. Në këtë edicion, ai ka luajtur 18 ndeshje dhe ka shënuar 6 gola.

Futbollisti i lindur në Shkup, ka kontratë me Gwangju, deri më 30 dhjetor 2025.

Shpeshherë është përfolur për një largim nga ekipi korean, me Asanin që po kalon një formë mjaft të mirë.

jasir asani sulmuesi i kombëtares shqiptare

Lini një Përgjigje