
Pas largimit nga Juventusi në muajin tetor të vitit të kaluar, Igor Tudor është rikthyer në pankinë duke marrë drejtimin e Totenhemit. Megjithatë, aventura e trajnerit kroat në Premier Ligë nuk ka nisur në mënyrën më të mirë.
Nën drejtimin e Tudor, skuadra londineze ka regjistruar dy humbje radhazi në kampionat, fillimisht ndaj Arsenalit dhe më pas përballë Fulhamit. Këto rezultate kanë rritur presionin mbi ekipin dhe stafin teknik në një moment të rëndësishëm të sezonit.
Këtë të enjte, Totenhemi do të përballet me Kristal Palas në një tjetër derbi londinez. Për “Hotspurs”, kjo ndeshje konsiderohet vendimtare, pasi skuadra ndodhet vetëm katër pikë larg zonës së rënies nga kategoria.
Sfida ndaj Kristal Palas është derbi i tretë radhazi për Totenhemin dhe ka rëndësi të dyfishtë: jo vetëm për të përmirësuar pozicionin në renditje, por edhe për të qartësuar të ardhmen e trajnerit kroat.
Sipas mediave britanike, e ardhmja e Igor Tudor në pankinën e Totenhemit është vënë në pikëpyetje, ndërsa rezultati i kësaj ndeshjeje mund të ndikojë drejtpërdrejt në fatin e tij te klubi londinez.
Lini një Përgjigje