TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Shtator 2024, 12:12

I mjaftojnë vetëm 2 minuta pas aktivizimit në fushë për të gjetur golin, ish-sulmuesi i Dinamos e bën “sefte” me ekipin e ri

Shkruar nga Pamfleti

I mjaftojnë vetëm 2 minuta pas aktivizimit në fushë për

Luis Kaçorri ka gjetur golin e parë me Bunjodkor në Uzbekistan kundër kryesuesve të Nasaf Qarshi. Ish-sulmuesi i Dinamos u aktivizua në minutën e 63, teksa dy minuta më vonë tundi rrjetën. Skuadra e tij mori zemër, për të shënuar dhe njëherë më pas duke barazuar sfidën në 2-2.

Kaçorri nuk preferohet aktualisht titullar. Goli i shënuar megjithatë mund të ndryshojë diçka, për më shumë minuta në vazhdim.

Skuadra e tij nuk po kalon një periudhë të mirë. Aktualisht mbajnë vendin e 12, që të dërgon në “play-out”. Në 20 ndeshje kanë 19 pikë të grumbulluara.

luis kaçorri ish-sulmuesi i dinamos

Lini një Përgjigje