TAGS-AT E JAVËS

Sport29 Shtator 2024, 10:34

Gigi Buffon martohet me gazetaren sportive, çifti thonë 'Po' në vilën e mrekullueshme

Shkruar nga Pamfleti

Gigi Buffon martohet me gazetaren sportive, çifti thonë

Ilaria D’Amico dhe Gigi Buffon u martuan dhe tashmë janë burrë e grua.

“Po”-ja u tha ditën e djeshme mes kodrave të Luça-s, në Versilia, përballë 250 të ftuarve.


Dasma e Gigi Buffon dhe gazetares së sportit u zhvillua me një ceremoni private në zonën Lucca, në një vilë të mrekullueshme të shekullit të gjashtëmbëdhjetë me një panoramë të mrekullueshme të kodrave.


Mes të ftuarve në ceremoni ishin shumë nga bota e futbollit por edhe fytyra të njohura nga industria e argëtimit: Monica Bellucci, një nga dëshmitaret e nuses, e shoqëruar nga partneri i saj Tim Burton, zgjodhi një kostum pantallonash të errët. Benedetta Parodi me një fustan me lule nga Giada Curti.

Të pranishëm ishin Luciano Spalletti, Giorgio Chiellini, si dhe Bonucci dhe Barzagli.
Kjo është martesa e dytë për Buffon, pasi më herët ishte i martuar me aktoren çeke, Alena Šeredová, një martesë që përfundoi në divorc.

gigi buffon dasme ilaria d'amico

Lini një Përgjigje