
PSG është mundur në shtëpi nga Lorient me rezultatin 1-3, në një sfidë që është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga vërshëllimat dhe kontestimet e tifozëve kryeqytetas.
Kjo humbje që mund të komplikojë rrugëtimin e skuadrës kryeqytetase në kampionat, pasi Marsejë ndodhet në vendin e dytë me 5 pikë larg. Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i parisienëve, Kristof Galtier i cili ka kërkuar që të mos spekulohet më për të ardhmen e lojtarëve pasi kjo po ndikon keq te ata.
“Sigurisht që do të na duhet të analizojmë arsyet e këtij gabimi. Pyetja e vërtetë që duhet t’i bëjmë vetes është: çfarë duam të bëjmë me avantazhin e pikëve që kemi ndaj atyre që na ndjekin? A duam të hedhim në kosh gjithçka të mirë që kemi bërë deri tani? Mendoni se jemi kampionë, por nëse nuk bëhemi kampionë, sa keq? Po rrezikojmë titullin. Ne kemi një titull për të ndjekur dhe boll më me merkato! Mos vazhdoni të flisni për të ardhmen e këtij apo atij lojtari”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje