TAGS-AT E JAVËS

Sport 3 Korrik 2025, 15:30

Humbi jetën në aksident tragjik, Armando Broja reagon për vdekjen e Diogo Zhota

Shkruar nga Pamfleti

Humbi jetën në aksident tragjik, Armando Broja reagon për vdekjen

Bota e futbollit dhe jo vetëm, ditën e sotme u tronditën nga lajmi i ndarjes nga jeta të Diogo Zhota. 28-vjeçari u përfshi në një aksident automobilistik, ku pas përplasjes makina me të cilën po udhëtonte u përfshi nga flakët.

Fatkeqësisht së bashku me Zhota, ka ndërruar jetë edhe vëllai i tij, Andre Silva, i cili ndodhej në makinë. Për ndarjen e parakohshme nga jeta të Zhotas, ka reaguar edhe Armando Broja.

Sulmuesi shqiptar ka bërë një postim në “Insta-Story” për Zhota, ku ka shprehur dhimbjen e tij për vdekjen e parakohshme të sulmuesit të Liverpulit.

Humbi jetën në aksident tragjik, Armando Broja reagon për vdekjen

armando broja sulmuesi i kombëtares shqiptare diogo zhota

Lini një Përgjigje