TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Tetor 2025, 19:52

Heroi i Shqipërisë në fitoren ndaj Serbisë, Rei Manaj reagon për festimin epik: S’provokova askënd me shqiponjë

Shkruar nga Pamfleti

Heroi i Shqipërisë në fitoren ndaj Serbisë, Rei Manaj reagon

Rei Manaj ishte heroi i Shqipërisë në fitoren ndaj Serbisë. Ai realizoi golin vendimtar, duke i dhuruar 3 pikë kuqezinjve.

Normalisht që nuk e kisha menduar që do të shkonim në Serbi dhe do të fitonim ndeshjen. Edhe po mos të kisha shënuar unë, po ta kishte bërë dikush tjetër, normal që do isha akoma më i kënaqur. Rëndësi ka që morëm tre pikët dhe bëmë historinë. Të gjithë lojtarët që luajtëm, ata që u futën në pjesën e dytë dhe që nuk luajtën, besoj që të gjithë kemi të njëjtën vlerë.

Të gjithë lojtarët kishin emocione para ndeshjes. Shqiponjën e bëra sepse ishte diçka që e ndjeva në atë moment, nuk e kisha planifikuar më parë dhe e ndjeva ashtu. Nuk ishte provokim as ndaj lojtarëve serbë, vetëm doja të festoja me shqiponjë. Kishim presion dhe shkoi çdo gjë ashtu siç donim” – tha Manaj.

 

rei manaj sulmuesi i kombëtares

Lini një Përgjigje