TAGS-AT E JAVËS

Sport24 Korrik 2025, 16:00

Hap i madh në karrierë për portierin shqiptar, 17-vjeçari firmos kontratë 3-vjeçare me Juventusin

Shkruar nga Pamfleti

Hap i madh në karrierë për portierin shqiptar, 17-vjeçari

Hap i rëndësishëm në karrierë! Portieri shqiptar Rafaele Huli ka nënshkruar kontratën e parë  profesionale me Juventusin, deri më 30 qershor të vitit 2028.

I lindur në korrik të vitit 2008, Huli ka veshur ngjyrat bardhezi që nga viti 2017 dhe ishte një nga protagonistët e sezonit të shkëlqyer të ekipit U-17, i cili përfundoi me gjysmëfinalen e ligës. Gardiani shqiptar luajti gjithashtu në Kampionatin Evropian U-17 këtë verë, duke mbrojtur portën për kuqezinjtë.

Huli deri në vitin 2023 ka qenë pjesë e moshave të Italisë, por ftesa nga Shqipëria bëri që ai të pranonte të përfaqësonte ngjyrat e vendit të origjinës, paçka se ka lindur në Asti të Italisë më 30 korrik 2008. Me  fanelën e Kombëtares U-17 të Shqipërisë, Huli është aktivizuar në 10 ndeshje.

rafaele huli portieri shqiptar juventus

Lini një Përgjigje