
Te Bajer Leverkusen pritet të ndodhë një revolucion i vërtetë. Me largimin e Çabi Alonsos, pritet të largohen edhe shumë nga yje të Leverkusenit, njëri prej tyre është edhe Granit Xhaka. Destinacioni i ri i mesfushorit shqiptar pritet të jetë Stambolli.
Mediumi turk “Fanatik” raporton se Galatasaraji është shumë pranë zyrtarizimit të transferimit të Granit Xhakës dhe thuhet se javën e fundit ka pasur një takim mes agjentit të lojtarit që është i ati, Ragip Xhaka dhe përfaqësuesve të Gallatasarajit.
Klub turk do të paguajë 6 milionë euro tek arka e Bajer Leverkusen për të lënë të lirë 32-vjeçarin, ndërkohë që media në fjalë ka zbuluar dhe pagën vjetore që do të marrë Xhaka, që është 3.8 milionë euro përveç bonuseve.
Pavarësisht moshës, Xhaka ka treguar që është ende një lojtar i rëndëssishëm dhe shumë i zoti në mesfushë. Kështu Xhaka do të largohet pas dy vitesh te Leverkusen dhe tani është gati të provojë një aventurë të re, te një ekip që synon jo vetëm suksesin në Turqi por dhe në Europë.

Lini një Përgjigje