
Indrit Tuci protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar gol ndaj Gallatasarajit në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Europës. 23-vjeçari shqiptar, i ardhur te skuadra e Spartës së Pragës në merkaton e dimrit, ka gjetur golin e parë me fanelën e ekipit çek. Tuci u aktivizua në minutën e 66 në vend të Olatunjit, për të lënë gjurmë vetëm tetë minuta më pas.
Trajneri danez, Brian Priske e vlerëson në maksimum lojtarin kuqezi, me këtë të fundit që mund të fitojë më shumë minuta, në varësi të përshtatjes me mjedisin e ri në “EPET Arena” Ndërkohë që mesfushori tjetër i Spartës, Qazim Laçit luajti titullar.
⚽️????????????????????: TUCI SCORES!!!
— Goal Rush (@Goal_Rush_) February 22, 2024
STARTA PRAGUE 2-1 GALATASARAY
MAKE SURE TO FOLLOW @Goal_Rush_
pic.twitter.com/FadCev4h28
Lini një Përgjigje