
Dinamo e Zagrebit ka bërë surprizën në turin e 1/16 Ligës së Koferencës. Kroatët kanë eliminuar spanjollët e Real Betis me rezultatin e përgjithshëm 2-1.
Sfida e dytë, që luhej sot, përfundoi në barazim 1-1 dhe Arbër Hoxha ishte protagonist. Sulmuesi shqiptar asistoi golin e barazimit për kroatët, kur luhej minuta e 59 e ndeshjes.
Në ndeshjet e tjera të Ligës së Konferencës, Servete skualifikoi Ludogorets. Ndeshja tjetër mes Bodo/Glimt dhe Ajaks ka shkuar në shtesa.
Lini një Përgjigje