TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Nëntor 2025, 16:53

Futbollistët e kombëtares shkëlqejnë në kualifikueset e Botërorit, por Nedim Bajrami i lë “targën” Armando Brojës

Shkruar nga Pamfleti

Futbollistët e kombëtares shkëlqejnë në kualifikueset e

Shqipëria arriti objektivin minimal në kualifikueset e Kupës së Botës 2026. Kuqezinjtë mbyllën fushatën kualifikuese në vendin e dytë në grupin K me 14, duke siguruar për herë të parë dhe kualifikimin në fazën “Play-Off” të Kupës së Botës 2026.

Por në këtë kualifikuese futbollistët e Kombëtares kanë “shkëlqyer”. Dikush me gola e asist e dikush me paraqitje, por ka edhe nga ata që kanë vrapuar pafund. Në një postim në rrjetet sociale, Federata Shqiptare te Futbollit ka zbuluar 5 futbollistët më të shpejtë të skuadrës.

Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Armando Broja, Myrto Uzuni dhe Mario Mitaj kanë përshkruar kilometra të tëra në fushën e lojës. Vendin e parë e mban Bajrami, i cili ka arritur të vrapojë më shumë në një ndeshje të kualifikueseve, ku shpejtësia e tij maksimale ishte 34.18km/h.

Pas tij vjen Arbër Hoxha, i cili arriti një shpejtësi prej 32.98 km/h, ndërsa Armando Broja dhe Myrto Uzuni arritën shpejtësi të njëjtë prej 32.23 km/h. Lojtari i pestë më i shpejtë i kombëtares kuqezi në këto kualifikuese ishte Mario Mitaj me një shpejtësi të arritur prej 31.47 km/h.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FSHF (@fshforg)

nedim bajrami armando broja

Lini një Përgjigje