TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Nëntor 2023, 23:13

“EURO 2024”/ Portugalia kualifikohet me pikë të plota, Spanja zyrtarizohet e para në grup

Shkruar nga Pamfleti

“EURO 2024”/ Portugalia kualifikohet me pikë të plota,

Janë mbyllur edhe 5 ndeshjet e fundit të kësaj mbrëmjeje europiane. 5 ndeshje interesante të luajtura në kuadër të kualifikueseve të "EURO 2024”. 

Portugalia fitoi pa probleme në shtëpi 2-0 përballë Islandës. Duke i mbyllur këto kualifikuese me 10 fitore në po kaq ndeshje. Plot 30 pikë të grumbulluara nga portugezët që kryesojnë Grupin J. Në po të njëjtin grup, Sllovakia e cila gjithashtu luajti për statistika përballë Bosnjës dhe Herzegovinës, fitoi me rezultatin 2-1. Ndërsa Luksemburgu mposhti Litenshtejnin minimalisht 1-0. 

Në sfidat e Grupit A, Spanja mposhti Gjeorgjinë me rezultatin 3-1, duke u kualifikuar në Europian si kokë grupi, ndërsa Skocia barazoi 3-3 me Norvegjinë. Por barazimi i skocezëve nuk ndikoi në kualifikimin që këta të fundit kishin arritur më parë. 
 
 

spanja portugalia kualifikueset e "euro 2024"

Lini një Përgjigje