TAGS-AT E JAVËS

Sport26 Korrik 2025, 15:22

Ernest Muçi bën për spital fotoreportetin, përfundon me 2 fraktura dhe një çarje në krah

Shkruar nga Pamfleti

Ernest Muçi bën për spital fotoreportetin, përfundon me 2

Ernest Muçi e nisi sezonin me një ndeshje në Europë. Sulmuesi i Kombëtares u aktivizua nga stoli, ndërsa Beshiktashi humbi me rezultatin 4-2 përballë Shakhtar Donetsk.

Në një goditje të Ernest Muçit, u dëmtua fotografi Sajçan Sajim. Nga episodi në fjalë pati dy fraktura dhe një çarje në krah dhe për këtë u nevojit transporti në spital. Ai përfundoi me krahun në allçi.

Ernest Muçi bën për spital fotoreportetin, përfundon me 2

Muçi mori vendin e Rashicës në minutën e 60. Dhe pse u mundua të ndryshonte diçka, skuadra turke bëri mjaft pak përballë ukrainasve.

Kështu Beshiktashi rrezikon të eliminohet. Rrugëtimi i tyre do të vijonte në turin e tretë të Ligës së Konferencës.

 

ernest muçi sulmuesi i kombëtares sajçan sajim fotoreporteri

Lini një Përgjigje