
Kombëtarja e Serbisë ka dalë nga hoteli për t’u nisur drejt stadiumit “Air Albania” ku në orën 20:45 do të luajë kundër Shqipërisë ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Kupës së Botës 2026.
Ballkanasit do të shoqërohen nën masa të rrepta sigurie, pasi policia ka bllokuar edhe rrugët e kryeqytetit për të bërë të mundur mbërritjen e sigurtë të serbëve në “Air Albania”.
Pak minuta më parë Forcat Speciale kanë rrethuar perimetrin e Stadiumit “Air Albania”. Gjithashtu, autobotët me ujë të cilët shërbejnë për shpërndarjen e turmave në rast trazirash janë vendosur pranë stadiumit.
Vlen të theksohet se ditën e sotme forca të shumta policie janë angazhuar për të garantuar mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Serbi.
Lini një Përgjigje