Ndeshja për vendin e tretë në një Kupë Bote shpesh konsiderohet si një përballje pa shumë motivim, një “ngushëllim” pas zhgënjimit të madh të humbjes në gjysmëfinale. Megjithatë, rrallëherë një trajner e ka pranuar kaq hapur këtë realitet.
Trajneri i Anglisë, Tomas Tuhel, ka bërë bujë me deklaratën e tij para sfidës të së shtunës kundër Francës në Miami. Pas eliminimit dramatik 2-1 ndaj Argjentinës në gjysmëfinale, tekniku gjerman nuk është fshehur pas formulimeve tradicionale të futbollit dhe ka pranuar se skuadrat e kanë të vështirë të gjejnë motivimin për këtë takim.
Sipas Tuhel, lojtarët e të dyja përfaqësueseve do të kishin preferuar të ishin në finalen e Kupës së Botës dhe jo në betejën për medaljen e bronztë.
“Asnjë nga lojtarët tanë dhe asnjë nga lojtarët francezë nuk dëshiron ta luajë këtë ndeshje. Ata duan të luajnë në finale. Ne dhamë gjithçka për ta arritur atë moment. Të gjithë zbresin në fushë për të fituar Kupën e Botës, por ky është realiteti tani”, u shpreh Tuhel në konferencën për shtyp.
Deklarata e trajnerit anglez ka marrë menjëherë vëmendje të madhe, pasi rrallëherë një teknik në nivelet më të larta pranon publikisht mungesën e entuziazmit për një ndeshje të tillë.
Lini një Përgjigje