TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shkurt 2026, 19:59

Disiplina me “dorë të hekurt”, Partizani dhe Tirana e pësojnë keq pas derbit, nuk shpëtojnë as Elbasani e Vllaznia

Shkruar nga Pamfleti

Disiplina me “dorë të hekurt”, Partizani dhe Tirana e

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) ka bërë publike këtë të martë vendimet që lidhen me javën e fundit të aktiviteteve futbollistike në vend. Masat disiplinore përfshijnë ndeshjet e Kategorisë Superiore, Kategorisë së Parë si dhe futbollin e moshave.

Partizani është ndëshkuar me një gjobë prej 50 mijë lekësh të reja, pas ndeshjes së fundit, për shkak të sjelljes së tifozëve dhe dëmtimeve të shkaktuara në stolat e stadiumit. Vendimi vjen pas verifikimit të incidenteve të raportuara gjatë takimit.

Ndërkohë, Tirana është gjobitur me 100 mijë lekë të reja, një masë më e rëndë krahasuar me rivalin e derbit. Sipas vendimit të Komisionit, ndëshkimi lidhet me sjelljen e tifozëve gjatë ndeshjes.

Me të njëjtën shumë është penalizuar edhe Vllaznia, gjithashtu për shkak të sjelljes së tifozërisë së saj.

Komisioni i Disiplinës ka vendosur gjithashtu pezullimin e zyrtarit të Elbasanit, Klaudio Allkja, për 8 ndeshje, si dhe të sulmuesit Donart Ibraimi për 5 ndeshje. Në njoftimin e bërë publik nuk jepen detaje të mëtejshme mbi arsyet konkrete të këtyre pezullimeve.

Vendimet hyjnë në fuqi menjëherë dhe pritet të ndikojnë në përbërjen e skuadrave për ndeshjet e ardhshme.

Vendimet e Komisionit të Disiplinës:

FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të nenit 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese, ndezje flakadanësh dhe duke dëmtuar ulëset e stadiumit, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/f të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Air Albania” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

KF Vllaznia, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

Zyrtari i KF Vllaznia, Ergi Borshi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

AF Elbasani urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në Stadiumin “Loro Boriçi” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

Zyrtari i AF Elbasani, Klaudio Allkja, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i AF Elbasani, Donart Ibraimi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KS Korabi, Donald Meziu, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i KF Vllaznia, Alban Neziri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë. Në aplikim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

FK Tomori, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

KF Këlcyra, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

KF Klosi, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë, kundër KF Bulqiza, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/c të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i AF Luftëtari U-19, Olsian Shahini, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.

Lojtari i AF Luftëtari U-19, Ardian Buxaj, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.

Lojtari i AF Luftëtari U-19, Klejdio Etemi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.

Lojtari i AF Luftëtari U-19, Gabriel Gërbi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.

Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Gardiano Sina, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.

Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Julian Shllaku, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.

Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Dionis Qirici, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet pezullim nga të gjitha veprimtaritë deri në përfundim të sezonit futbollistik.

Lojtari i Shkëndija Tiranë U-19, Silvan Gjonaj, për sjellje të dhunshme dhe sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/i të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.

Zyrtari i FC Lushnja U-19, Orgest Baze, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

Lojtari i AF Triumph U-19, Roen Xhuxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Lojtari i TR 19 Akademi U-19, Kristjan Mataj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

FC Kinostudio U-15, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa para zhvillimit të ndeshjes, në bazë të nenit 8/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

G Tirana B, U-11, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, Zona Rajonale Tiranë, kundër Durrah City B, U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Holle B, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër Titans B, U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Dinamo DB, U-13, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-13, Zona Rajonale Tiranë, kundër FC Autokton U-13, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Kamza 07, U-14, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-14, Zona Rajonale Tiranë, kundër Don Bosko Akademi U-14, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

TR 19 Akademi U-16, për mos respektimin e detyrimeve dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes, kundër KF Turbina U-16, në bazë të neneve 17/1 dhe 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.

Lojtari i TR 19 Akademi U-16, Markus Nezaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

KF Oriku, për mosmarrjen e masave të nevojshme të sigurisë dhe sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/1 dhe 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Pranimin e kërkesës së kërkuesit Fjoart Jonuzi. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 10, datë 28.07.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të Rinia EL, Eneis Pelushi, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Shkumbini, Orsi Ageja, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDE, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

 

tirana partizani komisioni i disiplinës

Lini një Përgjigje