TAGS-AT E JAVËS

Sport19 Shkurt 2026, 19:14

Asllani rikthehet në radarët e Bajernit, sulmuesi shqiptar i përshtatet stilit të trajnerit Kompani

Shkruar nga Pamfleti

Asllani rikthehet në radarët e Bajernit, sulmuesi shqiptar i

Fisnik Asllani është rikthyer në fokusin e Bajernit të Mynihut për merkaton e verës. Sipas raportimeve nga media spanjolle “Fichajes”, sulmuesi i Kosovës shihet si një nga alternativat që po shqyrtohen nga drejtuesit e klubit bavarez për përforcimin e repartit ofensiv.

Megjithëse më herët ishte raportuar se Bajerni ishte tërhequr nga gara për shërbimet e tij, zhvillimet e fundit sugjerojnë një ndryshim në qasjen e klubit. Sipas të njëjtit burim, Asllani konsiderohet si profil i përshtatshëm për të qenë alternativë e Herri Kejn, si dhe për t’iu përshtatur stilit të lojës që preferon trajneri Vensan Kompani.

Në këtë kuadër, drejtori sportiv Maks Eberl dhe drejtuesi teknik Kristof Freund raportohet se janë duke analizuar mundësitë konkrete për një lëvizje të mundshme gjatë verës.

Megjithatë, Hofenheimi pritet të mos e ketë të lehtë ndarjen me 23-vjeçarin. Asllani ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2029, çka i jep klubit gjerman një pozicion të favorshëm negociues dhe nuk e detyron të nxitojë për shitjen e kartonit të tij.

I lindur në Berlin, Asllani është pjesë e përfaqësueses së Kosovës, ku së bashku me Vedat Muriqin pritet të udhëheqë repartin ofensiv në sfidat kualifikuese për Botëror. Ndeshja e parë është planifikuar më 26 mars, në transfertë ndaj Sllovakisë, duke nisur nga ora 20:45.

fisnik asllani sulmuesi shqiptar bajern mynih

Lini një Përgjigje