TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Shtator 2024, 17:31

Derbi londinez ka një fitues, Arsenal mposht Tottenham-in në shtëpi dhe siguron vendin e dytë!

Shkruar nga Pamfleti

Derbi londinez ka një fitues, Arsenal mposht Tottenham-in në

Derbi londinez mes Tottenham-it dhe Arsenal-it pasditen e sotme, ishte një ndeshje e luftuar nga të dyja skuadrat por “Topçinjtë” treguan më shumë karkater dhe arritën të rrëmbenin tre pikët.

Edhe pse me mungesa të mëdha në mesfushë, si Declan Rice e Martin Odegaard, Arsenali arriti të triumfonte përballë “rivalëve të përjetshëm”, të Tottenham, duke i munduar në transferët me rezultatin minimal 0-1.

Goli i vetëm i sfidës erdhi në minutën e 64’-të, ku pas një krosi të Bukayo Saka, brazilian, Gabriel kërcen më lart se të tjerët për të kapur bukur me kokë topin, duke e zhytur më pas në rrjetën e Vicario.

Kështu, falë këtij triumfi Arsenal vijon të mbetet i pamposhtur në këtë sezon të Premier League, teksa deri më tani ka regjistruar plot 3 fitore dhe 1 barazim. Arsenali renditet në vendin e 2 me 10 pikë ndërsa Tottenaham në  vendin e 13-të me 4 pikë.

Lini një Përgjigje