TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Qershor 2025, 19:15

“Dalshi faqebardhë, me këmbë të mbarë”, portieri dhe futbollisti i japin zemër kombëtares para duelit me Serbinë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

“Dalshi faqebardhë, me këmbë të mbarë”,

Portieri Etrit Berisha nuk u grumbullua nga Silvinjo për ndeshjet e Kombëtares kundër Serbisë dhe Letonisë.

Pavarësisht kësaj, gardiani kuqezi nuk ka harruar të motivojë shokët e tij në prag të kësaj ndeshje shumë të rëndësishme.

Përmes një postimi në “InstaStory” ai ka postuar një foto të vetën teksa është me plis në kokë dhe shkruan: “Suksese djema, dalshit faqebardhë”.

“Dalshi faqebardhë, me këmbë të mbarë”,

Rikujtojmë që sfida kundër Serbisë luhet sot në orën 20:45 ndërsa ajo kundër Letonisë më datë 10 qershor në transfertë.

Po ashtu, edhe Arbnor Muja ka bërë një postim shumë të veçantë pak para duelit me Serbinë.

Edhe pse mungon dhe është lënë jashtë nga Silvinjo për këto sfida, Muja sërish është në mbështetje të ekipit. Futbollisti i Kombëtares ka shkruar se kjo është ndeshja më e rëndësishme në historinë e vendit tonë, teksa u ka uruar shumë fat kuqezinjve.

Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë! Paçi fat çuna. Me këmbë të mbarë”, ka shkruar futbollisti i Kombëtares.

“Dalshi faqebardhë, me këmbë të mbarë”,

Numërimi ka nisur mbrapsht dhe më pak se 1 orë  e 30 minuta na ndajnë nga nisja e ndeshjes Shqipëri-Serbi.

Në stadiumin “Air Albania” kanë filluar të futen tifozët e parë dhe ashtu siç është parashikuar, iu është bërë kontroll i imtësishëm, ndërsa vlen të theksohet se nuk lejohen sendet.

Madje, çdo person që ka një biletë, do kontrollohet dy herë dhe më pas do të lejohet që të hyjë brenda.

Kujtojmë që FSHF gjatë ditës ka bërë një njoftim sa i takon rregullave për futjen në stadium.

etrit berisha portieri i kombëtares shqiptare artbnor muja

Lini një Përgjigje