TAGS-AT E JAVËS

Sport 6 Tetor 2024, 18:44

Barcelona rikthehet te fitorja me tripletën e Levandovskit, katalanasit marrin të vetëm kreun e La Liga

Shkruar nga Pamfleti

Barcelona rikthehet te fitorja me tripletën e Levandovskit, katalanasit

Barcelona rikthehet te fitorja në La Liga! Katalanasit sot fituan 1-3 ndaj Deportivo Alavesh në transfertë, duke numëruar gjithsej 8 fitore dhe një humbje në kampionat.

Ndeshja ishte shumë e lehtë për lojtarët e trajnerit Hansi Flik, të cilët gjetën golin e parë që në minutën e 7. Kjo ishte ndeshja e sulmuesit Levandovski, i cili shënoi tripletë

Në minutën e 22, polaku shënoi golin e dytë. Në të dyja rastet, i asistuar nga Rafinja. Për të kompletuar tripletën personale, Levandovski shënoi edhe në minutën e 32.

Me këtë fitore, Barça merr e vetme kreun e La Liga. 3 pikë më pak numëron Reali i Madridit, që e ndjek si vendi i dytë.

barcelona deportivo alavesh la liga

Lini një Përgjigje