TAGS-AT E JAVËS

Sport28 Dhjetor 2025, 18:55

Armando Sadiku te Partizani? Ish-sulmuesi i Kombëtares projekton rikthimin në Superiore

Shkruar nga Pamfleti

Armando Sadiku te Partizani? Ish-sulmuesi i Kombëtares projekton rikthimin

Armando Sadiku u përfol sot se ka tërhequr interesin e Partizanit. Sipas “Panorama Sport”, mësohet se ish-sulmuesi i Kombëtares nuk është në planet e klubit të kuq.

Një rikthim në Superiore ndërkohë nuk është i pamundur. Klube si Flamurtari dhe Elbasani shfaqen gjithmonë në prapaskenë, ndërsa 34-vjeçari aktualisht është pjesë e Bellinzonën.

Te ekipi zviceran mban edhe shiritin e kapitenit, ndërsa numëron pesë gola në 17 paraqitje. Partizani ndërkohë, do të jetë aktiv në merkaton e dimrit.

Vetë trajneri Kërnaja zbulonte se klubi po punon, për afrimin e elementeve cilësorë në krahët e sulmit. Lëvizjet do të shikohen që në ditët e para të janarit.

 

 

 

Lini një Përgjigje