TAGS-AT E JAVËS

Sport 2 Tetor 2025, 23:03

Arbër Hoxha me shokë festojnë në Serbi, Shaqiri dhe Bazeli mposhtin Shtutgartin, Fiorentina bën detyrën

Shkruar nga Pamfleti

Arbër Hoxha me shokë festojnë në Serbi, Shaqiri dhe Bazeli

Kanë përfunduar dhe ndeshjet e orës 21:00 të raundit të dytë të Ligës së Europës. Bazeli i Xherdan Shaqirit ka mposhtur me shifrat 2-0 Shtutgartin. Një fitore të rëndësishme në shtëpi ka marrë dhe Selta Vigo me shifrat 3-1 ndaj Paokut.

Porto ka triumfuar përballë serbve të Crvena Zvezdas me shifrat 2-1. Aston Vila ka mposhtur në transfertë Fejnordin me rezultatin 2-0. Fitore të rëndësishme në transfertë ka marrë dhe Ferencvarosh ndaj Genkut me shifrat 1-0.

Lioni ka mposhtur në shtëpi Salcburgun me shifrat 2-0. Dinamo e Zagrebit i Arbër Hoxhës ka triumfuar ndaj Makabi Tel Avivit me shifrat 3-1. Notingam Forest është mposhtur në shtëpi nga Midland me shifrat 3-2. Shturm Grac ka mposhtur Renxhërsin me shifrat 2-1. 

Në Ligën e Konferencës spikasin fitoret e Shakhtar Donetsk, Samsunsporit dhe Strasburgut në transfertë, ndërkohë që vetëm dueli mes Shelburg dhe Haken, u mbyll në barazim pa gola.

Në duelet e tjera, AEK Larnaka, Çelje, Fiorentina, Rakov dhe Sparta e Pragës, arritën të arkivonin 3 pikë të arta në shtëpi.

Për sa i përket dy portierëve shqiptarë që u aktivizuan titullarë, Etrit Berisha mbajti portën e paprekur me Hakenin në transfertë ndaj Shelburn, ndërkohë që Strakosha pësoi 3 gola ndaj sllovenëve të Çelje.

Lini një Përgjigje