TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Shkurt 2026, 21:12

7 vite më parë fitoi kampionatin shqiptar me ekipin kryeqytetas, sot 28-vjeçari shqiptar “çan” rrjetën me të “kuqtë” (Video)

Shkruar nga Pamfleti

7 vite më parë fitoi kampionatin shqiptar me ekipin kryeqytetas, sot

Ndeshja e javës së 25-të në Ligën e Parë të Turqisë mes Igdir FK dhe Umranijespor është mbyllur në barazim 1-1. Protagonist në këtë përballje ishte mesfushori shqiptar Jurgen Bardhi, i cili shënoi për skuadrën mike.

28-vjeçari, aktualisht pjesë e Umranijespor, gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 53-të, duke rikthyer kështu te goli pas një periudhe prej dy muajsh pa finalizim. Ky ishte realizimi i tij i katërt në kampionat këtë sezon, në 21 paraqitje të regjistruara.

Bardhi ka një karrierë të spikatur edhe në futbollin shqiptar, ku me Partizanin fitoi titullin kampion në sezonin 2018-2019, si dhe Kupën e Shqipërisë në edicionin 2019-2020.

Sipas të dhënave të publikuara nga “Transfermarkt”, vlera e kartonit të lojtarit nga Fushë-Kruja vlerësohet në 500 mijë euro.

jurgen bardhi mesfushori shqiptar

Lini një Përgjigje