
Pas suksesit ndaj Italisë në ndeshjen e parë kualifikuese të “EURO 2024”, Anglia ka marrë fitoren e radhës. “3 luanët” triumfuan në shtëpi 2-0 ndaj një kundërshtari si Ukraina. Të besuarit e Sauthgejt vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë, pasi realizuan dy herë. Ishte Herri Kejn që “tundi rrjetën” në minutën e 37, ndërsa dyfishoi menjëherë shifrat 3 minuta më vonë.
Në pjesën e dytë, anglezët menaxhuan më së miri rezultatin, duke marrë kështu 3 pikë në shtëpi. Me 6 pikë të grumbulluara deri tani, ky ekip kryeson grupin. Në krahun tjetër, Ukraina qendron e fundit, pa asnjë pikë të grumbulluar.
Në ndeshjet e tjera kualifikuese të pasdites, Islanda shkatërroi me rezultatin 7-0 Liehtensshtejnin, ndërsa San Marino u imponua 2-0 nga Sllovenia.
Lini një Përgjigje