Cfare biznesi ben lokali qe eshte hapur ne 2 te nates por ekspresi fikur??? Po ai i riu qe kembengul te pije kafe ne 2 te nates, pse zgjuar ne kete ore ? Nuk eshte ceshtje per nje filxhan kafeje!!!!
Ngjarjet tragjike që ndodhin gjithnjë e më shpesh në shoqërinë shqiptare, nuk janë rastësi të momentit apo thjesht shpërthime impulsive. Ato janë simptoma të një krize shumë më të thellë, një krizë morale, sociale dhe institucionale, e cila prej vitesh po prodhon pasoja gjithnjë e më të rënda. Në thelb, kemi një shoqëri të lodhur, të zhgënjyer dhe të rritur në tension të përhershëm, ku një fjalë, një shikim apo një mosmarrëveshje banale mund të kthehet në tragjedi. Kur dhuna vjen nga të miturit, kriza bëhet edhe më shqetësuese, sepse tregon se dëmtimi ka zënë rrënjë që në moshën më të brishtë. Në Shqipëri, krimi nuk vjen më vetëm nga errësira e rrugëve, por shpesh nga të rinj, që mbajnë në duar thikën, grushtin, fjalën e rëndë, dhe nuk e kuptojnë dot sa e lehtë është të shkatërrosh një jetë. Sot, të miturit janë kthyer nga viktima të sistemit, në pasqyrën e tij më të errët. Dhe kjo nuk duhet të na habisë më, por të na trondisë shumë. Sepse këta fëmijë nuk lindën të dhunshëm. Ata u mësuan të jenë të tillë. U rritën në një shoqëri ku arroganca është sukses, ku ulërima është “personalitet”, ku dhuna është gjuhë e përditshme, në shtëpi, në rrugë, në ekran. Çdo shpullë e duruar, çdo sharje e injoruar, çdo akt dhune i pa ndëshkuar, është një mësim i dhënë: “Kështu funksionon jeta këtu”. Dhe kështu, fëmijët mësojnë të mos ndiejnë, të mos kenë faj. Të mos pyesin për pasojë, sepse atyre nuk iu tregua ndryshe.
Shteti hesht. Jo vetëm me mungesën e policisë kur ndodhin ngjarje. Por me heshtjen më të frikshme, mungesën e një strategjie që e sheh dhunën si epidemi sociale. Policia reagon, por nuk parandalon. Arreston, por nuk edukon. Dhe kështu, ajo thjesht pastron pasojat, pa ndalur asnjëherë burimin.
Shkolla është kthyer në vend ku fëmijët mësojnë vetëm të lexojnë, por jo të kuptojnë, jo të ndiejnë. Jo të menaxhojnë veten kur inati ua zë frymën. Mësuesit janë kthyer në hije të lodhura, pa motivim, pa përkrahje, të zhveshur nga autoriteti. Dhe kështu, shkolla nuk i shpëton dot më fëmijët, sepse askush nuk po mundohet vërtet.
Media që dikur kishte një mision edukues, sot është kthyer në zhurmë. Reality show, bullizime live, modele suksesi pa mund, vetëm famë me turp. Në vend që të ofrojë modele frymëzuese, ajo përçon dhunë, vulgaritet dhe parazitizëm si mënyrë jetese. Emisionet që promovojnë arrogancën, konfliktin, bullizmin dhe “famën pa meritë”, bëhen shembuj për të rinjtë që nuk shohin më vlerë te dijet, puna apo ndershmëria. E si mund të rritet një brez me respekt, kur gjithçka që sheh është urrejtje me audiencë?
Ndërsa politika, është në botën e saj. Ajo është shkëputur nga realiteti i përditshëm i qytetarëve dhe reagon vetëm kur ka zhurmë në rrjetet sociale. Kur një ngjarje bëhet “virale”. Jo kur një fëmijë godet tjetrin në heshtje. Jo kur një i mitur del në rrugë me armë në brez. Jo kur një tjetër sheh dhunë çdo natë në shtëpi dhe nesër e riprodhon. Sepse kjo nuk sjell klikime. Kjo nuk sjell vota.
E ku janë prindërit, të rriturit, shoqëria? Janë duke luftuar për të mbijetuar. Të rraskapitur, të zhgënjyer, të frikësuar. Kanë hequr dorë nga edukimi sepse nuk kanë më kohë, durim apo shpresë. Dhe fëmijët janë duke u rritur në një boshllëk që e mbush rruga, rrjeti, rasti.
Por kjo nuk është thjesht një plagë, nuk është thjesht tragjike, është një alarm për të gjithë, sepse, ata të mitur që sot vjedhin, nesër mund të vrasin. Sot e bëjnë për emër në lagje, nesër për pushtet. Sot për një telefon, nesër për një jetë. Nëse nuk bëjmë diçka sot, nesër do jetë shumë vonë. Një shoqëri që rrit fëmijët në urrejtje dhe i lë pa busull, nuk rrit thjesht të rinj të humbur, rrit brezin që do marrë peng të ardhmen. Dhe kjo është përgjegjësi e të gjithëve.
Cfare biznesi ben lokali qe eshte hapur ne 2 te nates por ekspresi fikur??? Po ai i riu qe kembengul te pije kafe ne 2 te nates, pse zgjuar ne kete ore ? Nuk eshte ceshtje per nje filxhan kafeje!!!!
Kto kafet 24 oreshe i ke 100% me pronare drogaxhinj
Ngjarjet tragjike që ndodhin gjithnjë e më shpesh në shoqërinë shqiptare, nuk janë rastësi të momentit apo thjesht shpërthime impulsive. Ato janë simptoma të një krize shumë më të thellë, një krizë morale, sociale dhe institucionale, e cila prej vitesh po prodhon pasoja gjithnjë e më të rënda. Në thelb, kemi një shoqëri të lodhur, të zhgënjyer dhe të rritur në tension të përhershëm, ku një fjalë, një shikim apo një mosmarrëveshje banale mund të kthehet në tragjedi. Kur dhuna vjen nga të miturit, kriza bëhet edhe më shqetësuese, sepse tregon se dëmtimi ka zënë rrënjë që në moshën më të brishtë. Në Shqipëri, krimi nuk vjen më vetëm nga errësira e rrugëve, por shpesh nga të rinj, që mbajnë në duar thikën, grushtin, fjalën e rëndë, dhe nuk e kuptojnë dot sa e lehtë është të shkatërrosh një jetë. Sot, të miturit janë kthyer nga viktima të sistemit, në pasqyrën e tij më të errët. Dhe kjo nuk duhet të na habisë më, por të na trondisë shumë. Sepse këta fëmijë nuk lindën të dhunshëm. Ata u mësuan të jenë të tillë. U rritën në një shoqëri ku arroganca është sukses, ku ulërima është “personalitet”, ku dhuna është gjuhë e përditshme, në shtëpi, në rrugë, në ekran. Çdo shpullë e duruar, çdo sharje e injoruar, çdo akt dhune i pa ndëshkuar, është një mësim i dhënë: “Kështu funksionon jeta këtu”. Dhe kështu, fëmijët mësojnë të mos ndiejnë, të mos kenë faj. Të mos pyesin për pasojë, sepse atyre nuk iu tregua ndryshe. Shteti hesht. Jo vetëm me mungesën e policisë kur ndodhin ngjarje. Por me heshtjen më të frikshme, mungesën e një strategjie që e sheh dhunën si epidemi sociale. Policia reagon, por nuk parandalon. Arreston, por nuk edukon. Dhe kështu, ajo thjesht pastron pasojat, pa ndalur asnjëherë burimin. Shkolla është kthyer në vend ku fëmijët mësojnë vetëm të lexojnë, por jo të kuptojnë, jo të ndiejnë. Jo të menaxhojnë veten kur inati ua zë frymën. Mësuesit janë kthyer në hije të lodhura, pa motivim, pa përkrahje, të zhveshur nga autoriteti. Dhe kështu, shkolla nuk i shpëton dot më fëmijët, sepse askush nuk po mundohet vërtet. Media që dikur kishte një mision edukues, sot është kthyer në zhurmë. Reality show, bullizime live, modele suksesi pa mund, vetëm famë me turp. Në vend që të ofrojë modele frymëzuese, ajo përçon dhunë, vulgaritet dhe parazitizëm si mënyrë jetese. Emisionet që promovojnë arrogancën, konfliktin, bullizmin dhe “famën pa meritë”, bëhen shembuj për të rinjtë që nuk shohin më vlerë te dijet, puna apo ndershmëria. E si mund të rritet një brez me respekt, kur gjithçka që sheh është urrejtje me audiencë? Ndërsa politika, është në botën e saj. Ajo është shkëputur nga realiteti i përditshëm i qytetarëve dhe reagon vetëm kur ka zhurmë në rrjetet sociale. Kur një ngjarje bëhet “virale”. Jo kur një fëmijë godet tjetrin në heshtje. Jo kur një i mitur del në rrugë me armë në brez. Jo kur një tjetër sheh dhunë çdo natë në shtëpi dhe nesër e riprodhon. Sepse kjo nuk sjell klikime. Kjo nuk sjell vota. E ku janë prindërit, të rriturit, shoqëria? Janë duke luftuar për të mbijetuar. Të rraskapitur, të zhgënjyer, të frikësuar. Kanë hequr dorë nga edukimi sepse nuk kanë më kohë, durim apo shpresë. Dhe fëmijët janë duke u rritur në një boshllëk që e mbush rruga, rrjeti, rasti. Por kjo nuk është thjesht një plagë, nuk është thjesht tragjike, është një alarm për të gjithë, sepse, ata të mitur që sot vjedhin, nesër mund të vrasin. Sot e bëjnë për emër në lagje, nesër për pushtet. Sot për një telefon, nesër për një jetë. Nëse nuk bëjmë diçka sot, nesër do jetë shumë vonë. Një shoqëri që rrit fëmijët në urrejtje dhe i lë pa busull, nuk rrit thjesht të rinj të humbur, rrit brezin që do marrë peng të ardhmen. Dhe kjo është përgjegjësi e të gjithëve.
maksimumi do marri peng filipinasit e afrikanet...ata jan e ardhmja e albanistanit...
Nga nje PSIKOLOG te gjitheve