
Teksa ‘Big Brother Vip Kosova’ ka nisur, vjen lajmi nga faqja zyrtare e ‘Big Brother Vip Albania’ se edicioni i katërt ‘po gatuhet’ për t’u transmetuar në dhjetor.
Lajmi u bë i ditur përmes një promoje të publikuar në profilin e Top Channel, në “Instagram”.
“Big Brother VIP një dhe i vetmi, dhjetor 2024”, thuhet në promon në fjalë.
Në spektaklin reality , “Big Brother VIP Albania”, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri transmetojnë shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Deri tani shumë emra personazhesh janë publikuar si banorë të mundshëm. Ndër ta mund të përmendim dy ish drejtuesit e ‘Fiks Fare’, Dori dhe Devi, Shpat Kasapin, Young Zerka e shumë të tjerë.
Lini një Përgjigje