TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle23 Maj 2023, 20:17

Zhoao Feliks në periudhën më të keqe brenda dhe jashtë fushës, e dashura e yllit portugez kapet mat me pilotin e F1 (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Zhoao Feliks në periudhën më të keqe brenda dhe jashtë

Zhoao Feliks nuk po kalon një periudhë të lumtur në fushën e lojës me ekipin e Çelsit dhe me sa duket edhe jashtë saj. Shkak është bërë e dashura e tij, Magui Korseiro, e cila nuk po bën asgjë që të shuhen zërat se ajo po tradhton yllin portugez.

Nëse deri pak kohë më parë kudo qarkullonin pamjet e saj “shumë miqësore” me futbollistin tjetër portugez, Pedro Porro, tani Magui është zënë mat me një tjetër sportist të njohur.

Ajo është filmuar në rrugët e Monakos, ku këtë fundjavë zhvillohet Çmimi i Madh i Formula 1, me pilotin Lando Norris.

Ata ishin filmuar fillimisht në një kafene bashkë e më pas duke u larguar në një makinë. Video padyshim që ka bërë xhiron e rrjeteve sociale, duke bërë që të shpërthejnë edhe një herë zërat se mes Zhoao Feliks dhe Maguit ka probleme.

magui korseiro zhoao feliks ylli portugez lando norris

Lini një Përgjigje