
Si çdo vit, 2024 do të ketë momentet të mira dhe të këqija. Në fakt, ka një muaj të caktuar, gjatë të cilit shenjat do të hasin disa vështirësi dhe probleme, do të jenë të pakënaqura me një zhvillim, do të mërziten ose do t'u vihet në provë qëndrueshmëria. Kur do ta ketë të vështirë shenja juaj e horoskopit? Lexojeni për t'u përgatitur!
DEMI-LUAN-AKREPI-UJORI : MARS, MAJ, TETOR
Pak para largimit në vitin 2023, Plutoni u rishfaq në Ujor. Vetëm kjo do të sjellë trazira në jetën tuaj nëse i përkisni një prej këtyre shenjave, do të keni ndryshime dhe një energji të errët që do t'ju duhet ta menaxhoni. Dhe sikur të mos mjaftonte Plutoni, ju do të keni edhe Saturnin në Peshqit, i cili do të kalojë dhjetë ditët e dyta duke ju bërë të vuani. Tek Akrepi do të vendosë pengesa në jetën e dashurisë, tek Luani në dashurinë, por edhe në financat, tek Ujori në financa, ndërsa te Demi do t’i sjellë ulje-ngritje në jeta shoqërore, në grupe dhe miqësitë e tij, ndërkohë që do ta keni të vështirë të argëtoheni.
DASHI-GAFORRJA-PESHORJA-BRIÇJAPI: KORRIK
Nëse i përkisni shenjave impulsive, atëherë dijeni që janari do t'ju sjellë gjëra të mira, e njëjta gjë do të ndodhë në maj, por edhe në shtator-tetor, pasi Marsi do t'i kalojë këto muaj përkatësisht te Bricjapi, Dashi dhe Gaforrja. Gjithashtu, kini parasysh se të gjitha eklipset e vitit, përveç njërit, janë në boshtin Dashi-Peshore, ku disa prej tyre janë mjaft të vrazhda ndaj jush.
BINJAKËT-VIRGJËRESHA-SHIGJETARI-PESHQIT: MARS
Nga fundi i marsit deri në datën 30 prill duhet të jeni vigjilentë dhe të mos hapeni më sepse Marsi do të jetë te Peshqit dhe do keni shumë telashe. Gjithashtu, nga fundi i korrikut deri në fillim të shtatorit, Marsi do të jetë te Binjakët dhe siç e kuptoni, Marsi e bën gjithmonë jetën të vështirë. Përveç kësaj, Saturni do të vazhdojë të ju shqetësojë, ndërkohë që ju keni edhe një eklips në shtator, me një kurorë në Neptuni që nuk është më i miri, pasi edhe nga atje ju presin zhgënjimet dhe mohimet.
Lini një Përgjigje