
Mes Zhaklin Lekatarit dhe Krist Aliaj është përfolur gjithmonë se ka diçka më shumë se miq apo thjeshtë simpati. Këto aludime u shumëfishuan pas pjesëmarrjes së Kristit në BBV, ku mbështetja nga ana e Zhaklin ishte shumë e qartë.
Kësaj të fundit, vetëm pak ditë më parë iu zbulua partneri. Partneri i Zhakut është Gjergj Skëndo, emër i dëgjuar për median jo vetëm si milioner, por edhe për shkak të lidhjes së tij me ish-banoren e Big Brother 2, Aida Troka.
Krist Aliaj u pyet nga Ronaldo Sharka se si është ndjerë kur e pa Zhaklinën duke u puthur me një mashkull tjetër. Kristi shprehet se është shumë i lumtur për të dhe mesa Zhaklina i ka treguar, janë një çift që shkojnë shumë mirë me njëri-tjetrin.
Lini një Përgjigje