TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Gusht 2023, 18:41

Zbulohen bisedat e prindërve të Uanda Narës për të ndarë modelen argjentinase nga Mauro Ikardi

Shkruar nga Pamfleti

Zbulohen bisedat e prindërve të Uanda Narës për të

Teksa Uanda Nara dhe Mauro Ikardi ndodhen në Turqi, duke menduar për kurën e sëmundjes që ka goditur sipërmarrësen, nga Argjentina mbërrin një zbulim i ri mbi të shkuarën e çiftit.

Ende flitet për pabesinë e lojtarit me Çina Suarez, lajm që ra në vëmendjen e mediave dhe çoi në një ndarje të parë të çiftit. Siç u zbulua gjatë programit LAM nga Janina Latorre, prindërit e Uanda Narës (Nora Colosimo dhe Andrés Nara) kishin një plan për t’i ndarë të dy.

Duket se babai dhe nëna e Uanda Narës po hartonin një plan për ta ndarë vajzën e tyre me Ikardin, të cilësuar si “toksik” nga të dy.

Gazetarja ka ndarë disa biseda private mes Nora Kolosimos dhe Andres Narës, tashmë të ndarë, në të cilat nëna e dëshpëruar i kërkonte ish-bashkëshortit ta ndihmonte për të bindur Uanda Narën për përfundimin e lidhjes me lojtarin.

Po, ka pasur shumë biseda, – rrëfen babai, – dhe unë u ofrova drejtpërdrejt për të ndihmuar ish-gruan time. Ne donim ta bindnim Uandën që të largohej përgjithmonë nga Ikardi”.

Kam mesazhe në të cilat ajo ju kërkon ndihmë, – thotë gazetarja, – në të cilat ajo thotë se Ikardi i flet keq, e bind të transferohet, e bën të besojë se është gjëja më e mirë dhe më pas e lë vetëm”.

uanda nara mauro ikardi

Lini një Përgjigje