TAGS-AT E JAVËS

Lifestyle 4 Gusht 2023, 13:05

Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga masa e arrestit shtëpiak

Shkruar nga Pamfleti

Andrew Tate dhe vëllai i tij lirohen nga masa e arrestit shtëpiak

Figura shumë e debatuar dhe me ndikim, Andrew Tate është liruar nga masa e arrestit shtëpiak në Rumani, teksa është në pritje të gjyqit me akuza për dhunim dhe trafikim me njerëz. Andrew dhe vëllai i tij Tristan, janë arrestuar në mars dhe janë akuzuar në qershor. Të dy i hedhin poshtë akuzat. Ata tani do të mund të lëvizin lirshëm në kryeqytetin e Rumanisë, Bukuresht.

Sipas vendimit, Andrew do të duhet t’i raportojë Policisë, sipas afateve të përcaktuara, apo në rast të ndryshimit të adresës. Përveç tjerash, të dy burrave u është ndaluar të kontaktojnë me dy ndihmëset rumune, të cilat akuzohen për përfshirje në veprat penale që dyshohet t’i kenë kryer vëllezërit. Një gjyqtar është thënë se do të bëjë vlerësim pas dy javësh nëse ata po e respektojnë vendimin. Dy vëllezërit janë arrestuar në shtëpinë e tyre në dhjetor, dhe më pas atyre u është shqiptuar masa e arrestit shtëpiak.

Në padi është thënë se dy vëllezërit dhe dy gratë rumune e kanë krijuar një grup të organizuar kriminal më 2021 për të kryer trafikim me njerëz në Rumani, por edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar. Në padi përmenden shtatë viktima, që kanë thënë se janë rekrutuar nga vëllezërit Tate përmes premtimeve të rreme për dashuri dhe martesë. Tate, britaniko-amerikan ka fituar vëmendje online, pasi ka deklaruar se gratë duhet të marrin një pjesë të përgjegjësisë kur sulmohet seksualisht.

andrew tate lirim arrest shtepie

Lini një Përgjigje